Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mutaffifin — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Mutaffifin • Ajet 28 nga 36 • Shqip


عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا الْمُقَرَّبُونَ 28
Përkthim:
nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët). El-Mutaffifin 83:28
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Mutaffifin 83:27

Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it, burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit. -

Kjo pije është e përgatitur me ujë nga burimi i quajtur Tesnim, në të cilin pinë më të afruarit dhe më të zgjedhurit e Zotit. Uji i këtij burimi është absolutisht pija më e mirë e Xhenetit. Nëse pija e banorëve të Xhenetit është aq e mirë, sepse përzihet me këtë ujë, atëherë si mund të jetë vetë ky burim?! Pa dyshim që është i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm, prandaj edhe u posaçërua për më të mirët dhe më të zgjedhurit. Ata do të jenë në gradat më të larta dhe në mirësitë më të mëdha të Xhenetit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mutaffifin • Ajet 27 E ardhshme El-Mutaffifin • Ajet 29