Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Inshikak — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Inshikak • Ajet 10 nga 25 • Shqip


وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ 10
Përkthim:
e, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës, El-Inshikak 84:10
Tefsiri:
E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine ai do të lutet për t’u asgjësuar, dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort. -

Këta do ta marrin librin e veprave të tyre nga pas shpine, me të majtën e tyre. Ata do të luten për shkatërrim, për shkak të poshtërimit dhe ndëshkimit të merituar për veprat e këqija që kanë bërë, të cilat i shohin të shkruara në libër, dhe nuk janë penduar për to. Ata nuk kanë për të shpëtuar, por do të përfshihen nga flakët e ndezura fort.
Shko te videoja e plotë e sures