Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Inshikak — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Inshikak • Ajet 19 nga 25 • Shqip


لَتَرْكَبُنَّ طَبَقًا عَنْ طَبَقٍ 19
Përkthim:
ju, me siguri, do të gjendeni në rrethana të vështira dhe më të vështira! El-Inshikak 84:19
Tefsiri:

...se ju, me siguri, do të kaloni gjendje pas gjendjeje. -

Ju keni për të kaluar gjendje pas gjendjeje, fazë pas faze, për të shkuar atje ku jeni njoftuar. Pas një pike uji, ju ktheheni në gjak të ngjizur, të ngjitur në muret e barkut të nënës, pastaj shndërroheni në një copë mishi të ngjashëm me një mish të përtypur, për të kaluar në fazat e tjera të zhvillimit, që në fund t’ju fryhet shpirti. Pastaj dilni në këtë jetë si fëmijë të dobët dhe të varur. Më pas, filloni të dalloni dhe të arsyetoni, derisa arrini moshën e përgjegjësisë, kur lapsi fillon të shënojë veprat tuaja. Gjatë jetës tuaj, Zoti ju kërkon zbatimin e ligjit të Tij dhe qëndrimin brenda kufijve të Tij. Pas vdekjes, Ai ju premton ringjalljen dhe llogaritjen e drejtë të veprave tuaja, për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha këto faza nëpër të cilat kalon njeriu tregojnë se vetëm Allahu është Ai që meriton adhurimet tona, sepse Ai është i vetmi që përkujdeset për krijesat e Tij, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Çdo krijesë është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme përpara Krenarit të Gjithëmëshirshëm. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Inshikak • Ajet 18 E ardhshme El-Inshikak • Ajet 20