Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Inshikak — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Inshikak • Ajet 2 nga 25 • Shqip


وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ 2
Përkthim:
dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket El-Inshikak 84:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Inshikak 84:1

Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, -

Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Inshikak • Ajet 1 E ardhshme El-Inshikak • Ajet 3