Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Inshikak — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Inshikak • Ajet 22 nga 25 • Shqip


بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا يُكَذِّبُونَ 22
Përkthim:
E, madje, jobesimtarët, e përgënjeshtrojnë atë (Kur’anin), El-Inshikak 84:22
Tefsiri:

Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë

(shpalljet e Zotit)?! - Ata që mohojnë Zotin e quajnë të vërtetën si mashtrim dhe e kundërshtojnë atë me urrejtje, pasi u është bërë e qartë. Prandaj, mos u çudisni që ata e mohojnë Kur'anin dhe nuk nënshtrohen për ta zbatuar atë. Ata që e mohojnë të vërtetën nga kryeneçësia dhe urrejtja, për ta nuk ka mundësi udhëzimi. Nëse ata e urrejnë të vërtetën, si mund ta pranojnë atë dhe t’i nënshtrohen?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Inshikak • Ajet 21 E ardhshme El-Inshikak • Ajet 23