Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Buruxh — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Buruxh • Ajet 10 nga 22 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ 10
Përkthim:
Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri, El-Buruxh 85:10
Tefsiri:
Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues. -

Nëse nuk e pranojnë ftesën e të Gjithëmëshirshmit, ata i pret ndëshkimi përvëlues i Xhehenemit. Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni bujarinë dhe mëshirën e madhe të Zotit të botëve. Ata torturuan dhe vranë të dashurit dhe të zgjedhurit e tij, të bindurit dhe adhuruesit e nënshtruar dhe besnikë, ndërsa Ai i fton në pendim.”Pasi bëri kërcënimin për qafirët, Allahu i Lartësuar vijon me shpërblimin e premtuar për besimtarët.
Shko te videoja e plotë e sures