Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tarik — Ajet 2 (Shqip) — Video

Et-Tarik • Ajet 2 nga 17 • Shqip


وَمَا أَدْرَاكَ مَا الطَّارِقُ 2
Përkthim:
E, a e di ti se ç’është ylli i natës? Et-Tarik 86:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tarik 86:1

Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues. -

Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tarik • Ajet 1 E ardhshme Et-Tarik • Ajet 3