Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tarik — Ajet 6 (Shqip) — Video

Et-Tarik • Ajet 6 nga 17 • Shqip


خُلِقَ مِنْ مَاءٍ دَافِقٍ 6
Përkthim:
është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet), Et-Tarik 86:6
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tarik 86:5
Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. -

Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret.
Shko te videoja e plotë e sures