Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'la — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-A'la • Ajet 12 nga 19 • Shqip


الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ 12
Përkthim:
i cili do të digjet në zjarrin e madh, El-A'la 87:12
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-A'la 87:11
…e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. -

Këta do të flaken në Zjarrin e ndezur fort, nxehtësia e të cilit arrin deri në zemër. Atje do të vuajë një ndëshkim të dhembshëm të pandërprerë, pa gjetur kurrë qetësi dhe shpëtim. Ata do të dëshirojnë vdekjen dhe shkatërrimin, por kjo nuk do t’u mundësohet, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata që mohuan (Alahun) i pret zjarri i xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues." [Fatir 36].
Shko te videoja e plotë e sures