Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'la — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-A'la • Ajet 9 nga 19 • Shqip


فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَىٰ 9
Përkthim:
prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi: El-A'la 87:9
Tefsiri:

Këshillo aty ku këshilla bën dobi! -

Ftoji njerëzit të zbatojnë dhe jetojnë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Tij. Por kjo këshillë është përkufizuar me një porosi tjetër: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!”, domethënë, nëse ajo dëgjohet dhe pranohet, sido që të jetë, këshillë e plotë apo e pjesshme. Ajeti tregon se, nëse këshilla nuk sjell dobi, por veçse e shton të keqen dhe e pakëson të mirën, ajo nuk është e detyrueshme, madje është e ndaluar që të bëhet. Në lidhje me këshillimin, njerëzit ndahen në dy grupe: përfitues dhe jo përfitues prej tij. Duke sqaruar të dy llojet, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'la • Ajet 8 E ardhshme El-A'la • Ajet 10