Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Gashije — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Gashije • Ajet 11 nga 26 • Shqip


لَا تَسْمَعُ فِيهَا لَاغِيَةً 11
Përkthim:
në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe. El-Gashije 88:11
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Gashije 88:10

...në Xhenete të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme. -

Ata do të jenë në kopshte me të gjitha llojet e mirësive, në lartësitë e Il-lijin-ëve. Banesat e tyre janë të larta, me dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, prej të cilave ata kundrojnë të lumtur mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Në Xhenet nuk dëgjohen kurrë fjalë të kota dhe të padobishme, e aq më pak fjalë të ndaluara dhe të këqija. Fjalët që do të flasin e dëgjojnë në të do të jenë të mira, të bukura dhe të dobishme, siç është kujtimi i Zotit dhe i mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ata do të kënaqen me bisedat mes tyre, në zemër e në shpirt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Gashije • Ajet 10 E ardhshme El-Gashije • Ajet 12