Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Gashije — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Gashije • Ajet 15 nga 26 • Shqip


وَنَمَارِقُ مَصْفُوفَةٌ 15
Përkthim:
dhe jastëk të renditur El-Gashije 88:15
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Gashije 88:12

Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, Kupa të përgatitura

(për të pirë)

,jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar. -

Në Xhenet ka kroje të shumta, që burojnë dhe gurgullojnë sa herë që banorët e tij e dëshirojnë një gjë të tillë, si ta dëshirojnë dhe ku ta dëshirojnë. Atje ka shtretër të vendosur në vende të larta dhe të stolisur bukur, me shtroje të buta dhe të rehatshme. Banorëve do t’u shërbehen kupa të mbushura me pije të shijshme dhe të këndshme, që do të vendosen mu para tyre, për t’i marrë dhe shijuar. Ato pije janë përgatitur enkas për ta dhe shërbehen nga djelmosha të përjetshëm, që vërtiten dhe shërbejnë mes tyre. Atje do të kenë jastëkë të renditur, të vendosur për t’u rehatuar: jastëkë prej mëndafshi e prej materialesh të tjera, që vetëm Zoti i di. Ata janë të sistemuar, pa pasur nevojë që besimtarët ta bëjnë këtë vetë. Vendet ku ata qëndrojnë janë të shtruar me qilima të mrekullueshëm, që mbushin çdo cep e anë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Gashije • Ajet 14 E ardhshme El-Gashije • Ajet 16