Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Gashije — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Gashije • Ajet 22 nga 26 • Shqip


لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُصَيْطِرٍ 22
Përkthim:
ti nuk je mbi ta imponues (sundues)! El-Gashije 88:22
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Gashije 88:21

Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre. -

Kuptimi: Kujto, qorto, këshillo, përgëzo dhe kërcëno! Ti je dërguar në botë për t’i ftuar krijesat në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe që t’u kujtosh atyre shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij. Ti nuk je kontrollues i tyre, që të mund t’i detyrosh të besojnë, dhe as përgjegjës për veprat e tyre. Nëse kryen detyrën tënde, atëherë ti nuk je përgjegjës për çfarë bëjnë ata. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në suren Kaf: “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” [Kaf 45].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Gashije • Ajet 21 E ardhshme El-Gashije • Ajet 23