Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Gashije — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Gashije • Ajet 8 nga 26 • Shqip


وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ 8
Përkthim:
Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara, El-Gashije 88:8
Tefsiri:

Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta... -

Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robërve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Gashije • Ajet 7 E ardhshme El-Gashije • Ajet 9