Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fexhr — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Fexhr • Ajet 10 nga 30 • Shqip


وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ 10
Përkthim:
dhe Faraonin – pronarin e shtyllave, El-Fexhr 89:10
Tefsiri:

...dhe me Faraonin me ushtri të madhe? Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. -

Faraoni e kishte përforcuar pushtetin e tij nëpërmjet ushtrive të shumta. Të gjithë këta popuj të përmendur: Adi, Themudi dhe Faraoni me ushtritë e tij, i kishin shtuar padrejtësitë në tokë, i kishin kaluar kufijtë me gjynahe dhe me vuajtjet që u shkaktonin robërve të Zotit, në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Shkatërrimi që ata sollën në tokë ishte kufri dhe frytet e tij të hidhura. Ata këmbëngulën në luftën kundër profetëve të Zotit dhe në pengimin e njerëzve nga rruga e Tij. Por kur arritën kulmin me gjynahe, që e bënte të detyrueshëm ndëshkimin e tyre, atëherë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fexhr • Ajet 9 E ardhshme El-Fexhr • Ajet 11