Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fexhr — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Fexhr • Ajet 27 nga 30 • Shqip


يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ 27
Përkthim:
E ti, o shpirt i besuar (këmbëngulës në besim) El-Fexhr 89:27
Tefsiri:

O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar! Hyr në mesin e adhuruesve të Mi

(të devotshëm) ! - Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robërve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar! Kthehu i kënaqur me Zotin tënd, me mirësitë e shumta që Ai ka fshehur në Xhenet për ty! Kthehu te Zoti yt, që është i kënaqur prej teje!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fexhr • Ajet 26 E ardhshme El-Fexhr • Ajet 28