Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 11 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 11 nga 129 • Shqip


فَإِنْ تَابُوا وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ ۗ وَنُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 11
Përkthim:
E, nëse ata pendohen, dhe falin namazin e japin zeqatin, (atëherë) për nga besimi janë vëllezër me ju. E, Na ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë. Et-Teube 9:11
Tefsiri:

Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim. -

Nëse pendohen për shirkun dhe kthehen në besimin e pastër, i cili i nënshtron ata që të falin namazin dhe të japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe dhe si të tillë duhet t’i trajtoni, duke harruar armiqësitë e vjetra të nxitura nga idhujtaria. Duke u bashkuar dhe vëllazëruar, do të jeni adhurues të vërtetë të Allahut. Pasi shtjelloi me imtësi këto dispozita, duke nxjerrë urtësitë dhe rregullat e mrekullueshme të fshehura mes tyre, Allahu i Madhëruar vijon dhe thotë:

Kështu i sqarojmë Ne argumentet për njerëzit e ditur. -

Në këtë mënyrë i qartësojmë ajetet dhe ligjet për ata që dinë. Dijetarët janë ata që i kuptojnë siç duhet ajetet dhe ligjet e Zotit. Përmes tyre mësohet Islami dhe sqarohen kuptueshëm dispozitat dhe ligjet e fesë islame. O i Adhuruari ynë, na bëj nga ata që kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe që punojnë me sinqeritet sipas kësaj diturie! Të lutemi të na e dhurosh këtë gjë me mëshirën Tënde, me bujarinë, butësinë dhe mirësinë Tënde!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 10 E ardhshme Et-Teube • Ajet 12