Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 115 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 115 nga 129 • Shqip


وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُضِلَّ قَوْمًا بَعْدَ إِذْ هَدَاهُمْ حَتَّىٰ يُبَيِّنَ لَهُمْ مَا يَتَّقُونَ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 115
Përkthim:
Perëndia nuk e humbë një popull pasi ta ketë udhëzuar në rrugë të drejtë, përderisa të mos u tregojë se prej se duhet të ruhen. Me të vërtetë, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë. Et-Teube 9:115
Tefsiri:

Allahu nuk e humb një popull pasi ta ketë udhëzuar atë dhe para se t’i sqarojë atij se nga çfarë duhet të ruhet. -

Kur Allahu i Madhëruar begaton një popull duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, pa dyshim që, së bashku me udhëzimin, Ai e plotëson mirësinë e Vet mbi ta duke u sqaruar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë dhe duhet të dinë. Ai kurrë nuk do t’i linte të humbur dhe pa u sqaruar çështjet e fesë dhe të besimit. Në të kundërt, udhëzimi nuk do të ishte i mundur. Kjo tregon për mëshirën e plotë të Allahut dhe se Sheriati i Tij përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë prej fesë. Sipas një shpjegimi të dytë, kuptimi i ajetit është që, pasi Allahu u tregon njerëzve udhën e drejtë dhe ata nuk nënshtrohen, atëherë Ai i ndëshkon duke i lënë në humbje. Megjithatë, kuptimi i parë është më përfshirës dhe më i goditur.

Të jeni të sigurt se Allahu di gjithçka. -

Allahu i Lartësuar është i plotë dhe gjithëpërfshirës në dijen e Tij, prandaj ju ka mësuar edhe juve atë që nuk e dinit. Ai ju ka sqaruar çdo gjë të dobishme për ju.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 114 E ardhshme Et-Teube • Ajet 116