O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët
(agresorë)që janë pranë jush! Le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj.
- Lufta zhvillohet duke nisur me ata që janë më afër. Allahu udhëzon për ashpërsi në luftën kundër mohuesve agresorë. Ai udhëzon për qëndrueshmëri dhe guxim në luftë. Pastaj i qetëson besimtarët luftëtarë, duke u thënë:Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit! -
Mësojeni mirë, o besimtarë, se ndihma e Zotit vjen në varësi të devotshmërisë suaj. Bëhuni të devotshëm, atëherë, ashtu siç ju mëson Zoti, në mënyrë që Ai t'ju dhurojë fitoren mbi armiqtë! Ky ajet i përgjithshëm na mëson që lufta të nisë në fillim me mohuesit që janë më afër. Megjithatë, nëse është e dobishme që të fillohet me armiqtë që janë më larg, atëherë ka raste të veçanta përjashtuese. Gjithmonë veprohet sipas urtësisë dhe si të jetë e dobishme për muslimanët, gjë të cilën e gjykojnë udhëheqësit dhe dijetarët e muslimanëve.