Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 126 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 126 nga 129 • Shqip


أَوَلَا يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمْ يَذَّكَّرُونَ 126
Përkthim:
Vallë, a nuk shohin ata se çdo vit, një herë ose dy herë vihen në sprovë, e megjithatë, përsëri, as nuk pendohen as nuk këshillohen. Et-Teube 9:126
Tefsiri:

Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë. -

Ata sprovohen me shumë mënyra: me fatkeqësi e sëmundje, por edhe nëpërmjet urdhëresave hyjnore, që vënë në provë besimin e tyre. Megjithatë, ata përsëri nuk pendohen dhe nuk mendojnë se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq. Ligji i Zotit për të gjithë njerëzit është që, Ai i sprovon me të mira e vështirësi, me urdhëresa dhe ndalesa, në mënyrë që ata të gjejnë rrugën e kthimit tek Ai. Megjithatë, ata as nuk kthehen dhe as nuk reflektojnë. Këto ajete dëshmojnë që besimi shtohet dhe pakësohet. Për këtë arsye, besimtari duhet të kontollojë gjithmonë imanin e tij. Ai duhet të kujdeset që ta rigjallërojë e forcojë besimin përmes diturisë së dobishme, veprave të mira dhe adhurimeve. Besimtari duhet të kujdeset që besimi i tij të jetë gjithmonë në rritje e jo në rënie e plogështi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 125 E ardhshme Et-Teube • Ajet 127