Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 17 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 17 nga 129 • Shqip


مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَنْ يَعْمُرُوا مَسَاجِدَ اللَّهِ شَاهِدِينَ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ بِالْكُفْرِ ۚ أُولَٰئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ وَفِي النَّارِ هُمْ خَالِدُونَ 17
Përkthim:
Idhujtarët nuk janë të denjë për mirëmbajtjen e tempujve të Perëndisë, meqë ata vetë pranojnë se janë mohues. Këta janë ata, veprat e të cilëve janë të humbura. Dhe, ata përherë, do të mbeten në skëterrë. Et-Teube 9:17
Tefsiri:

Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. -

Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata vetë, me veprat dhe gjendjen e tyre, dëshmojnë se janë jobesimtarë. Madje, shumë prej tyre deklarojnë me vetëdije dhe bindje se janë të zhytur në humbje. Atëherë, nëse ata dëshmojnë edhe vetë se janë mohues dhe se u mungon besimi, që është kusht i domosdoshëm për pranimin e adhurimeve dhe përkushtimeve, si mund të pretendojnë të jenë ndërtues dhe kujdestarë të xhamive të Zotit?!

Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr. -

Veprat dhe adhurimet e tyre asgjësohen dhe do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë. Këta nuk mund të jenë kujdestarë dhe frekuentues të faltoreve të Allahut. Ata që meritojnë të ndërtojnë, mbushin dhe gjallërojnë xhamitë, i Madhëruari i përshkruan më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 16 E ardhshme Et-Teube • Ajet 18