Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 21 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 21 nga 129 • Shqip


يُبَشِّرُهُمْ رَبُّهُمْ بِرَحْمَةٍ مِنْهُ وَرِضْوَانٍ وَجَنَّاتٍ لَهُمْ فِيهَا نَعِيمٌ مُقِيمٌ 21
Përkthim:
Ata do t’i sihariqojë Zoti i tyre me mëshirën e Tij dhe kënaqësinë, si dhe me kopshtie, në të cilat ka dhunti të përhershme për ta; Et-Teube 9:21
Tefsiri:

Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij

(ndaj tyre)

dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera. -

Duke treguar mirësinë, bujarinë, përkujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për ta, Allahu i Madhëruar i përgëzon këta fatlumë se do t’u dhurojë shumë mëshirë e mirësi nga ana e Tij. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai do t’u largojë çdo të keqe e ligësi prej tyre dhe do t’u dhurojë mirësi e begati të pamatë në dynja dhe në ahiret. Por mirësia mbi të gjitha mirësitë është kënaqësia e Allahut mbi ta. Kjo është kënaqësia më e madhe që do të përjetojnë banorët e Xhenetit. Zoti i tyre do të jetë i kënaqur dhe asnjëherë i zemëruar me ta. Mirësitë e tyre nuk do të mbarojnë kurrë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 20 E ardhshme Et-Teube • Ajet 22