Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 4 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 4 nga 129 • Shqip


إِلَّا الَّذِينَ عَاهَدْتُمْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ ثُمَّ لَمْ يَنْقُصُوكُمْ شَيْئًا وَلَمْ يُظَاهِرُوا عَلَيْكُمْ أَحَدًا فَأَتِمُّوا إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَىٰ مُدَّتِهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ 4
Përkthim:
përpos ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje, e që nuk ju kanë prishur asgjë nga marrëveshja, dhe që nuk kanë ndihmuar askë kundër jush. Dhe, plotësojeni marrëveshjen e tyre deri në fund. Me të vërtetë, Perëndia, i do ata që ruhen prej mëkateve. Et-Teube 9:4
Tefsiri:
Përjashtim bëjnë vetëm ata idhujtarë, me të cilët kishit lidhur marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush. -

Ai ishte një distancim nga të gjithë idhujtarët, përveç atyre me të cilët kishte pakt për një afat kohe më të gjatë (se katër muaj) dhe që nuk e kishin shkelur këtë marrëveshje, sepse i Madhëruari thotë: “....që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.”. Domethënë, marrëveshja vlente edhe për aq kohë sa ata vazhdonin t'u përmbaheshin me besnikëri kushteve. Për këtë kategori, i Lartësuari thotë:

Prandaj, përmbushini edhe ju detyrimet me ta deri në afatin e caktuar! Vërtet, Allahu i do të devotshmit. -

Allahu i Madhëruar i do të devotshmit, të cilët i plotësojnë me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij, i ruhen shirkut, tradhëtisë dhe pabesisë, i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Tij dhe tregohen të kujdesshëm ndaj gjynaheve.
Shko te videoja e plotë e sures