Ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju.” -
Ata do të justifikohen duke nxjerë lloj lloj arsyesh për t’u shfajësuar, madje do të betohen përpara teje për këto çështje. Në të vërtetë, kështu ata shkatërrojnë vetveten:Ata kështu shkatërrojnë veten e tyre. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë. -
Duke mos marrë pjesë në luftë dhe duke sjellë lloj lloj justifikimesh, që nuk janë të vërteta, ata thjesht shkatërrojnë vetveten. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e di se ata janë gënjeshtarë." Këto qortime dhe fjalë të rënda janë në adresë të hipokritëve, të cilët nuk iu përgjigjën kushtrimit të dhënë nga Profeti për të marrë pjesë në luftën e Tebukut. Të gjithë këta nxorrën lloj lloj justifikimesh për të mos marrë pjesë në luftë. Profeti ua pranoi justifikimet pa i hetuar dhe pa u kërkuar shpjegime të hollësishme, që të shihej cili ishte i sinqertë dhe cili ishte shtiracak. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e qorton Profetin e Tij që u nxitua të pranonte justifikimet e tyre: