Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 52 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 52 nga 129 • Shqip


قُلْ هَلْ تَرَبَّصُونَ بِنَا إِلَّا إِحْدَى الْحُسْنَيَيْنِ ۖ وَنَحْنُ نَتَرَبَّصُ بِكُمْ أَنْ يُصِيبَكُمُ اللَّهُ بِعَذَابٍ مِنْ عِنْدِهِ أَوْ بِأَيْدِينَا ۖ فَتَرَبَّصُوا إِنَّا مَعَكُمْ مُتَرَبِّصُونَ 52
Përkthim:
Thuaj: “A po pritni ju për ne – hiç tjetër – përveç njërën prej dy të mirave? E, na po presim që Perëndia t’ju godet me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni ju se edhe na me ju do të presim”. Et-Teube 9:52
Tefsiri:
Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim.”! -

Thuaju hipokritëve, të cilët mezi presin të ngrenë kurthe kundër jush: Çfarë prisni që të na ndodhë neve? Kuptojeni se, ajo që ju mezi prisni që të na ndodhë, është jashtëzakonisht e dobishme për ne. Dy janë gjërat që pritet të na ndodhin, dhe të dyja janë mirësi për ne:

1 Fitore mbi armiqtë tanë, që do të thotë shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret.

2 Martirizimi në luftë, që është grada më e lartë e nderimit nga Allahu i Lartësuar.Por, a e dini se çfarë presim ne që t’ju godasë ju, o hipokritë të mjerë? Ne presim që Allahu t'ju godasë me një ndëshkim të dhimbshëm, nëpërmjet duave tona ose jo. Vdekja do t'ju vijë ose me një ndëshkim nga Zoti, ose nëpërmjet duarve tona në fushën e luftës. Prisni atëherë, se ne vetëm e mira na pret, ndërsa ne po presim për ju ndëshkimin e pashmangshëm!
Shko te videoja e plotë e sures