Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 56 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 56 nga 129 • Shqip


وَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ إِنَّهُمْ لَمِنْكُمْ وَمَا هُمْ مِنْكُمْ وَلَٰكِنَّهُمْ قَوْمٌ يَفْرَقُونَ 56
Përkthim:
Ata u betohen në Perëndinë se janë në fenë tuaj, por ata nuk janë me ju (prej muslimanëve), por janë popull frigacak. Et-Teube 9:56
Tefsiri:

Ata betohen në Allahun se vërtet janë me ju, por ata nuk janë me ju. Ata janë frikacakë. -

Me këto betime, ata thjesht tregojnë se janë frikacakë. Ata nuk kanë guxim që të shfaqin qartë pozicionin e tyre. Ata druhen se, nëse kalojnë në anën tuaj, armiqtë do t'u vërsulen nga çdo drejtim. I guximshmi, që ka njëfarë burrërie, e tregon qartë qëndrimin e tij, qoftë për mirë ose për keq. Ndërsa këta janë të trembur, prandaj gjejnë strehim në mashtrime e shtirje. Për të treguar se sa frikacakë të paparë janë, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 55 E ardhshme Et-Teube • Ajet 57