Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 8 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 8 nga 129 • Shqip


كَيْفَ وَإِنْ يَظْهَرُوا عَلَيْكُمْ لَا يَرْقُبُوا فِيكُمْ إِلًّا وَلَا ذِمَّةً ۚ يُرْضُونَكُمْ بِأَفْوَاهِهِمْ وَتَأْبَىٰ قُلُوبُهُمْ وَأَكْثَرُهُمْ فَاسِقُونَ 8
Përkthim:
Si, (me pasë marrëveshje), nëse ju mundin ata, nuk e respektojnë as farefisninë as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë mëkatarë. Et-Teube 9:8
Tefsiri:

Si mund të kenë besë ata, të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! -

Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të kërkojnë pakt dhe siguri prej muslimanëve, sepse janë njerëz të pabesë, që nuk iu qëndrojnë asnjëherë pakteve. E si kërkojnë pakt ata të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! Nëse ata marrin epërsi ushtarake e numerike ndaj jush, atëherë nuk njohin më as kufij dhe as të drejta, nuk njohin më farefis apo marrëveshje me ju. Ata nuk i frikësohen Allahut në trajtimin tuaj, madje do t’ju ndëshkojnë ashpër dhe pa mëshirë. Kështu do të trajtoheni prej tyre, nëse marrin epërsi mbi ju. Kurrë mos u mashtroni nga mirësjellja e tyre atëherë kur ju jeni më të fuqishëm sesa ata. Kur ju jeni të fuqishëm është normale që:

Ata ju bëjnë lajka me fjalë, kurse me zemër ju kundërshtojnë fort. -

Ata thjesht ju bëjnë qejfin në fjalë, por me zemër nuk duan drejtësi dhe respekt për ju. Ata janë në realitet armiqtë tuaj të përbetuar.

Shumica e tyre janë të ligj. -

Ata nuk kanë fe, që t’i nënshtrohen dhe t'i përmbahen. Ata nuk kanë as burrëri dhe personalitet, që t'i qëndrojnë fjalës dhe marrëveshjeve. Gjithçka që dëshirojnë është përbushja e interesave të kësaj dynjaje dhe epsheve të tyre pa fre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 7 E ardhshme Et-Teube • Ajet 9