Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 82 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 82 nga 129 • Shqip


فَلْيَضْحَكُوا قَلِيلًا وَلْيَبْكُوا كَثِيرًا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 82
Përkthim:
Do të qeshin pak ata, e do të qajnë shumë; ky do të jetë dënimi për atë që e kanë merituar. Et-Teube 9:82
Tefsiri:

Le të qeshin pak e le të qajnë shumë! Ky është shpërblimi për atë që bënë. -

Le të kënaqen me jetën e kësaj dynjaje të përkohshme, që shpejt do të fanitet e zhduket. Le të kënaqen me bukuritë e saj dhe le të dëfrehen me lojrat e saj, se ndëshkimi i dhimbshëm që i pret do të jetë i madh dhe i gjatë sa përjetësia, si shpërblim për atë që kanë bërë. Ky është shpërblimi për kufrin, hipokrizinë dhe për mosnënshtrimin ndaj Allahut të Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 81 E ardhshme Et-Teube • Ajet 83