Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 98 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 98 nga 129 • Shqip


وَمِنَ الْأَعْرَابِ مَنْ يَتَّخِذُ مَا يُنْفِقُ مَغْرَمًا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ الدَّوَائِرَ ۚ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 98
Përkthim:
Ndër beduinët ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Perëndisë e konsiderojnë si humbje, e presin që t’u godet juve fatkeqësia. Le t’i godet ata vallja e fatkeqësisë! E, Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha. Et-Teube 9:98
Tefsiri:
Ka beduinë, të cilët shpenzimin në rrugën e Allahut e konsiderojnë si gjobë dhe presin fatkeqësira për ju. Atyre u rëntë fatkeqësia! Allahu dëgjon e di gjithçka. -

Zekatin dhe çdo lloj shpenzimi për hir të Zotit e konsiderojnë si garamet, si gjobë ose taksë rënduese, nga e cila vetëm humb dhe nuk fiton asgjë, as kënaqësinë e Zotit. Prandaj, edhe kur u kërkohet që të japin, mezi japin dhe i mallkojnë besimtarët. Ata i urrejnë besimtarët dhe urojnë që çdo fatkeqësi t’u bjerë atyre. Por ajo që do të ndodhë në realitet është e kundërta. Fati i zi u vërtitet pikërisht atyre njerëzve pa tru. Besimtarët i ndjek çdo e mirë, me lejen e Zotit të Madhëruar. Ata do t’i lartësojë Zoti mbi çdo armik të tyre dhe përfundimin do ta kenë të mirë. Allahu i Lartësuar dëgjon e di gjithçka, prandaj Atij kurrë nuk mund t’i fshihen qëllimet e robërve . Allahu sheh, dëgjon dhe di hollësitë dhe qëllimin e çdo pune që bëjnë njerëzit. Ai e di mirë se cilët janë të sinqertë dhe cilët hipokritë, e në fund do t’i japë secilit atë që meriton.
Shko te videoja e plotë e sures