Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Beled — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Beled • Ajet 13 nga 20 • Shqip


فَكُّ رَقَبَةٍ 13
Përkthim:
me liruar skllavin (nga skllavëria), El-Beled 90:13
Tefsiri:

Ajo është lirimi i një skllavi,... -

Lirimi nga skllavëria bëhet ose duke e blerë lirinë e një skllavi, duke paguar shumën e kërkuar nga zotëria i tij, ose duke e ndihmuar të ashtuquajturin el mukâtib në pagesën e një pjese të çmimit të lirisë së tij. El mukatib quhet ai skllav që ka rënë dakord me padronin për ta blerë lirinë e vet kundrejt një shume të caktuar. Pa dyshim, në lirimin nga skllavëria bën pjesë edhe lirimi i muslimanëve të kapur robër nga qafirët, madje kjo është më parësore për t’u marrë në konsideratë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Beled • Ajet 12 E ardhshme El-Beled • Ajet 14