Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Beled — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Beled • Ajet 7 nga 20 • Shqip


أَيَحْسَبُ أَنْ لَمْ يَرَهُ أَحَدٌ 7
Përkthim:
Vallë, a mendon ai, se, nuk e ka parë askush? El-Beled 90:7
Tefsiri:

A mendon ai se nuk e ka parë askush?! -

Si mendojnë këta të mjerë, që veprojnë në këtë mënyrë. Mos, vallë, mendojnë se Allahu nuk i ka parë dhe nuk di për veprat e tyre, të mëdha apo të vogla qofshin?! Mos mendojnë ata se nuk kanë për t’u llogaritur edhe për gjërat më të imëta? Jo, përkundrazi, e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë e hidhur për ta. Allahu i Gjithëditur dhe Gjithëshikues i ka parë të gjitha. Ai i ka regjistruar dhe ruajtur veprat e tyre. Për çdo njeri, Ai ka ngarkuar dy melekë të ndershëm dhe shkrues besnikë. Çdo gjë që robi ka vepruar, të mirë apo të keqe, është e regjistruar me saktësi në librin e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar i kujton njeriut mirësitë që i ka dhuruar, me qëllim që të mendohet mirë për zgjedhjet që bën. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Beled • Ajet 6 E ardhshme El-Beled • Ajet 8