Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shems — Ajet 13 (Shqip) — Video

Esh-Shems • Ajet 13 nga 15 • Shqip


فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ نَاقَةَ اللَّهِ وَسُقْيَاهَا 13
Përkthim:
i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!” Esh-Shems 91:13
Tefsiri:

...Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”. -

Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shems • Ajet 12 E ardhshme Esh-Shems • Ajet 14