Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shems — Ajet 4 (Shqip) — Video

Esh-Shems • Ajet 4 nga 15 • Shqip


وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَاهَا 4
Përkthim:
dhe natën kur e mbulon Esh-Shems 91:4
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Esh-Shems 91:1

Betohem për Diellin dhe dritën e tij. Dhe për Hënën, që vjen pas tij. Betohem për ditën, kur ajo zbardh

(Tokën),

Dhe për natën, e cila e mbulon atë

(Tokën) - Allahu i Lartësuar betohet fillimisht në Diellin dhe dritën e tij aq të dobishme për krijesat. Më pas, Ai betohet në Hënën, që e pason dritën e diellit dhe ndriçon botën natën. Pastaj Allahu i Lartësuar betohet në ditën, gjatë së cilës ndriçohet gjithçka në faqen e dheut, dhe në natën, gjatë së cilës errësohet gjithçka mbi të. Këmbimi i ditës me natën, këmbimi i Diellit me Hënën sipas një rregulli të përpiktë, kujdesi ndaj krijesave duke u dhënë gjithçka që u nevojitet për një jetë normale, të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i Ditur dhe i Pushtetshëm për gjithçka. Të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Çdo adhurim i dedikuar dikujt tjetër veç Allahut është i kotë dhe i padrejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shems • Ajet 3 E ardhshme Esh-Shems • Ajet 5