Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shems — Ajet 7 (Shqip) — Video

Esh-Shems • Ajet 7 nga 15 • Shqip


وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا 7
Përkthim:
dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi Esh-Shems 91:7
Tefsiri:

Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. -

Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra:

1 Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie.

2 Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shems • Ajet 6 E ardhshme Esh-Shems • Ajet 8