Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Lejl — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Lejl • Ajet 4 nga 21 • Shqip


إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ 4
Përkthim:
me të vërtetë, veprat tuaja janë të ndryshme: El-Lejl 92:4
Tefsiri:

Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. -

Veprat dhe përpjekjet tuaja, o njerëz dhe xhindë, që jeni të përgjegjshëm ligjërisht, janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato dallojnë nga njëra-tjetra qoftë në drejtim të masës dhe cilësisë së tyre, qoftë edhe në drejtim të qëllimit me të cilin janë bërë. A synoni të kënaqni Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij, dhe kështu përpjekjet tuaja të jenë të frytshme dhe të shpërblyeshme në përjetësi? Apo synoni këtë dynja dhe stolitë e saj, që do zhduken një ditë, e kështu edhe veprat tuaja të zhduken, sikurse objektivi juaj? I tillë është përfundimi i çdo vepre nëpërmjet së cilës nuk synohet kënaqësia e Allahut. Më pas, i Madhëruari bën dallimin mes dy rasteve, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Lejl • Ajet 3 E ardhshme El-Lejl • Ajet 5