Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Lejl — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Lejl • Ajet 6 nga 21 • Shqip


وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ 6
Përkthim:
dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin) El-Lejl 92:6
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Lejl 92:5

Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën... -

Cilësitë e fatlumëve janë:

1 Ata japin. Domethënë, ata japin atë që e kanë për detyrë ta japin, qoftë ajo pasuri, siç janë zekati, detyrimet kompensuese, shpenzimet e detyrueshme nga Sheriati, qoftë adhurim trupor, si falja e namazit, agjërimi etj., qoftë adhurim i ndërthurur pasuror-trupor, si kryerja e haxhit, umres etj.

2 Ata ruhen. Domethënë, ata ruhen prej harameve të Zotit, duke mos shkelur kufijtë e Tij. Ata u ruhen gjynaheve, për hir të Zotit dhe në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi për Të.

3 Ata besojnë më të mirën me bindje të plotë. Kjo do të thotë që ata e besojnë me bindje të plotë dhe pa mëdyshje dëshminë e teuhidit “Lâ ilâhe il-l’All-llâh”. Ata e dinë se çfarë nënkupton kjo dëshmi, ku bazohet ajo dhe u nënshtruan e jetuan sipas saj. Ata janë të sigurt për shpërblimin e tyre, nëse jetojnë dhe punojnë sipas kësaj dëshmie. Ky është besimi me bindje i “më të mirës”.Për këta, Allahu i Lartësuar ka dhënë këtë premtim të mrekullueshëm e qetësues:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Lejl • Ajet 5 E ardhshme El-Lejl • Ajet 7