Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Sharh — Ajet 4 (Shqip) — Video

Esh-Sharh • Ajet 4 nga 8 • Shqip


وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ 4
Përkthim:
dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tënd! Esh-Sharh 94:4
Tefsiri:

A nuk e ngritëm lart emrin tënde? -

Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh gjithmonë me mirësi ndër njerëz në botë. Asnjë krijesë tjetër nuk do të gëzojë famën dhe lavdinë tënde. Sa herë që do të kujtohet Allahu iMadhëruar, së bashku me të do të kujtohet edhe Profeti dhe adhuruesi i Tij i sinqertë, Muhamedi (a.s.). Kur pranon Islamin, njeriu shpreh shehadetin, kur thirret ezani dhe ikameti, përmendet shehadeti, nëpër hytbe përmendet shehadeti, e shumë e shumë raste të tjera. Domethënë, sa herë dëshmohet që Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dëshmohet gjithashtu se Muhamedi është Profeti dhe adhuruesi i sinqertë i Allahut. Dashuria e umetit për Profetin është një dashuri që askush nuk e ka për udhëheqësin e vet. Allahu e shpërbleftë, e nderoftë dhe e shtoftë lavdinë e Muhamedit (a.s.)!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Sharh • Ajet 3 E ardhshme Esh-Sharh • Ajet 5