Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tin — Ajet 2 (Shqip) — Video

Et-Tin • Ajet 2 nga 8 • Shqip


وَطُورِ سِينِينَ 2
Përkthim:
dhe malin e Sinajit, Et-Tin 95:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tin 95:1

Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt

(Meken). - Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tin • Ajet 1 E ardhshme Et-Tin • Ajet 3