Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Alak — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Alak • Ajet 14 nga 19 • Shqip


أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَىٰ 14
Përkthim:
A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)? El-Alak 96:14
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Alak 96:13

A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh

(gjithçka)? - A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Alak • Ajet 13 E ardhshme El-Alak • Ajet 15