Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 103 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 103 nga 109 • Shqip


ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا ۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنْجِ الْمُؤْمِنِينَ 103
Përkthim:
Pastaj, Na do t’i shpëtojmë pejgamberët Tanë dhe ata që kanë besuar. Kjo është detyra (e premtuar) e Jona, që t’i shpëtojmë besimtarët. Junus 10:103
Tefsiri:

Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë. -

Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë:

Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. -

Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: "Allahu i mbron ata që besojnë". Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 102 E ardhshme Junus • Ajet 104