Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 102 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 102 nga 109 • Shqip


فَهَلْ يَنْتَظِرُونَ إِلَّا مِثْلَ أَيَّامِ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ قُلْ فَانْتَظِرُوا إِنِّي مَعَكُمْ مِنَ الْمُنْتَظِرِينَ 102
Përkthim:
Vallë, a presin ata tjetër gjë, përpos (dënimeve) të ngjashme si të atyre që kanë përjetuar më parë. Thuaj: “Pritni ju (dënimin) se edhe unë po pres me ju!” Junus 10:102
Tefsiri:

Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? -

Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë:

Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -

Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 101 E ardhshme Junus • Ajet 103