Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 101 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 101 nga 109 • Shqip


قُلِ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَا تُغْنِي الْآيَاتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ 101
Përkthim:
Thuaj: “Shikoni çka ka në qiej dhe në Tokë!” – Por, nuk i bëjnë kurrfarë dobie argumentet dhe vërejtjet – popullit që nuk beson. Junus 10:101
Tefsiri:

Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! -

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të vështrojnë në çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë. Qëllimi këtu është të vështrosh duke përsiatur, studiuar, analizuar dhe duke nxjerrë mësime nga ky krijim i Zotit. Le të meditojmë e të nxjerrim mësime, siç bëjnë të diturit dhe të urtit nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për të parë argumentet e madhështisë së Krijuesit. Në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që besojnë. Ato përmbajnë shumë urtësi për ata njerëz që kanë besim të plotë te Zoti i Madhërishëm. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është Një i vetëm. Vetëm Allahu meriton të adhurohet me dashuri, madhërim e frikërespekt. Ai është i lavdëruari e i përshkruari me të gjitha cilësitë e emrat e plotë dhe të bukur. Allahu është Ngadhënjimtari dhe Bujari dhe Atij i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta e madhështore. Por me gjithë këto shenja madhështore, që u ka mundësuar krijesave që t’i hulumtojnë, Allahu i Lartësuar thotë:

Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë. -

Ata nuk mund të përfitojnë nga shenjat dhe argumentet, sepse i kanë kthyer shpinën së vërtetës me urrejtje dhe armiqësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 100 E ardhshme Junus • Ajet 102