Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia
(e mohimit të Zotit)do të godasë ata që nuk mendojnë. -
Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij.Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani. Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.Lejimi kaderij është gjithçka që Zoti eka lejuar dhe ka dëshiruar që të egzistojënë kaderin (caktimin) dhe krijimin e Tij.Kurse lejimi sherij janë të gjitha ato ligje edispozita që Zoti dëshiroi prej nesh që tizbatojmë dhe të jetojmë sipas tyre dhe tëcilat i shpalli përmes profetëve.