Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 99 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 99 nga 109 • Shqip


وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا ۚ أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ 99
Përkthim:
Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjitha ata – që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!? Junus 10:99
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s)dhe i thotë:

Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. -

Allahu është i plotfuqishëm që t'u inspirojë imanin dhe t'i bëjë të gjithë zemrat e njerëzve të denja për devotshmërinë. Por urtësia e Tij e kërkon që t'i lërë të lirë të zgjedhin, dhe kështu disa besojnë ose bëjnë durim derisa gjejnë besimin, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë besimin dhe zgjedhin mohimin. Asnjë krijesë nuk mund ta detyrojë njeriun për të qenë besimtar. I Lartësuari thotë:

Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? -

Kjo është jashtë mundësive të tua dhe të çdo krijese tjetër. Askush, veç Allahut, nuk ka mundësi për diçka të tillë. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 98 E ardhshme Junus • Ajet 100