Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 105 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 105 nga 109 • Shqip


وَأَنْ أَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 105
Përkthim:
(dhe më është urdhëruar): “Ktheju ti fesë së vërtetë dhe kurrsesi mos u bën nga idhujtarët, Junus 10:105
Tefsiri:

Përqendrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë dhe mos u bëj nga idhujtarët! -

Të gjitha veprat e tua të jashtme dhe të brendshme bëji me sinqeritet vetëm për Allahun. Të gjitha ligjet e Sheriatit dhe fesë së Zotit kryeji me përkushtim të çiltër ndaj Allahut dhe duke iu larguar adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kryeji të gjithë këto ato si "hanif"- besimdrejtë, pra, në formë adhurimi vetëm ndaj Allahut. Kurrë mos u bëj si idhujtarët, as me gjendjen dhe veprat e tua dhe as duke u bërë pjesë e tyre ose ndihmë për ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 104 E ardhshme Junus • Ajet 106