Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 106 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 106 nga 109 • Shqip


وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ ۖ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ 106
Përkthim:
dhe, përveç Perëndisë, mos iu lut tjetër kujt, të cilët nuk të sjellin as dobi as dëm, e nëse e bën këtë, ti atëherë, me të vërtetë, je nga zullumqarët”. Junus 10:106
Tefsiri:

Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm. -

Asnjë krjesë nuk ka fuqi për të sjellë dobi a dëm. Ai që i ka në dorë dëmin e dobinë është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, është krejtësisht e palogjikshme t'i lutesh dikujt tjetër:

Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët. -

Nëse u lutesh atyre që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, do të jesh me zullumqarët, të cilët kanë shkatërruar vetveten me padrejtësitë dhe ligësitë e tyre. Ata kanë bërë padrejtësinë më të madhe, idhujtarinë, sikurse thotë i Lartësuari: "Vërtet shirku është padrejtësia më e madhe." Mendo me kujdes! Ky ajet i është drejtuar Profetit a.s. Atëherë, nëse më i miri i krijesave do t’i lutej dikujt tjetër, do të konsiderohej si zullumqar dhe idhujtar i poshtëruar, atëherë çfarë mendon për të tjerët poshtë tij?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 105 E ardhshme Junus • Ajet 107