Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 12 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 12 nga 109 • Shqip


وَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ الضُّرُّ دَعَانَا لِجَنْبِهِ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَائِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُ مَرَّ كَأَنْ لَمْ يَدْعُنَا إِلَىٰ ضُرٍّ مَسَّهُ ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 12
Përkthim:
E, kur njeriun ta gjejë e keqja, atëherë Na lutet: shtrirë, ose ulur, ose në këmbë (në çdo mënyrë). E, posa Na t’ia largojmë të keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu plangësprishësve (batakqinjëve) iu zbukurohet ajo që punojnë. Junus 10:12
Tefsiri:

E kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, -

Ky ajet na tregon rreth natyrës njerëzore dhe prirjeve të saj. Kur njeriu sprovohet me ndonjë fatkeqësi, sëmundje ose vështirësi, ai përpiqet shumë në lutje e përgjërim në të gjitha gjendjet e në çdo çast, për të larguar fatkeqësinë ose sprovën. Ai lutet kur është në këmbë, ulur apo dhe shtrirë, dhe përgjërohet e tregohet këmbëngulës në lutjen për ta larguar fatkeqësinë dhe që Allahu i Madhëruar ta çlirojë.

e, kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. -

Ai kthehet përsëri atje ku ishte, duke i kthyer shpinën Zotit të tij, a thua se nuk ka përjetuar asnjëherë ndonjë fatkeqësi, nga e cila Zoti e shpëtoi. E çfarë padrejtësie e mosmirënjohje mund të jetë më e madhe sesa kjo? Kërkon nga Zoti përmbushjen e kërkesave të veta, dhe kur Ai ia plotëson, as nuk i hedh sytë për të drejtat e Zotit. A thua se nuk ka asnjë detyrim ndaj Zotit të tij. Ky është një veprim i nxituar dhe i zbukuruar nga shejtani i mallkuar, sepse çdo natyrë e pastër dhe mendje e shëndoshë e konsideron mosmirënjohjen ndaj bamirësit si diçka të shëmtuar dhe të ulët. Prandaj i Madhëruari thotë:

Kështu keqbërësve u duket mirë ajo që veprojnë. -

Allahu i Madhëruar i ka quajtur të tillë njerëz

"musrifinë"

- tejkalues të kufijve të Tij. Këtyre kriminelëve u është zbukuruar rruga e shfrenimit dhe mosmirënjohjes, edhe pse natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e refuzon atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 11 E ardhshme Junus • Ajet 13