Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 13 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 13 nga 109 • Shqip


وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا الْقُرُونَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُوا ۙ وَجَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ وَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْقَوْمَ الْمُجْرِمِينَ 13
Përkthim:
Na i kemi zhdukur madje – shumë popuj para jush, përse kanë bërë zullum. Dhe pejgamberët e tyre, u kanë sjellë atyre dokumente të qarta, por ata nuk kanë besuar. Kështu Na i dënojmë njerëzit e këqinj. Junus 10:13
Tefsiri:
Ne kemi shkatërruar shumë breza para jush, kur ata bënin padrejtësi. Edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta, ata nuk besonin. Kështu i dënojmë Ne popujt që bëjnë padrejtësi. -

Allahu i Madhëruar na njofton se Ai i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të padrejtësive dhe kufrit të tyre, pasi u erdhën të qarta argumentet e Tij përmes profetëve dhe shpalljeve të Tij. Atyre iu bë e qartë e vërteta e Zotit, e cila u përforcua me mrekulli të pamohueshme dhuruar profetëve, por ata përsëri nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin dhe për të jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ata nuk pranuan të besonin shpalljen e Zotit, prandaj mbi ta u bë i pashmangshëm dënimi i merituar për çdo kriminel që merr guximin të shpërfillë dhe të shkelë kufijtë e Zotit. Ky është ligji i Zotit, i zbatueshëm për të gjithë popujt.
Shko te videoja e plotë e sures