Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 14 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 14 nga 109 • Shqip


ثُمَّ جَعَلْنَاكُمْ خَلَائِفَ فِي الْأَرْضِ مِنْ بَعْدِهِمْ لِنَنْظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ 14
Përkthim:
Pastaj u kemi bërë juve pas tyre – zëvendës në Tokë, për të parë se si do të veproni. Junus 10:14
Tefsiri:

Pastaj Ne ju bëmë ju, pas atyre, zëvendësues në Tokë, për të parë se si do të veproni. -

Nëse dini të merrni mësim dhe përvojë nga ata që e pësuan para jush dhe nënshtroheni për të pasuar shpalljet e Zotit, ju keni premtim të mirë. Bëni kujdes dhe pasoni me besnikëri profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij, që të fitoni e shpëtoni në dynja dhe në ahiret! Por nëse e harroni vetveten dhe zhyteni në padrejtësi e përmbushje të epsheve e të shfrenimit tuaj, ashtu si popujt që shkuan, edhe ju do të pësoni atë që pësuan ata. Allahu i Lartësuar jua tërhoqi vërejtjen dhe ju kërcënoi, prandaj ju nuk keni justifikim për të vazhduar në kotësinë dhe në padrejtësitë tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 13 E ardhshme Junus • Ajet 15