Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 52 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 52 nga 109 • Shqip


ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذُوقُوا عَذَابَ الْخُلْدِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا بِمَا كُنْتُمْ تَكْسِبُونَ 52
Përkthim:
E pastaj, u thuhet zullumqarëve: “Shijoni dënimin e përhershëm! Dhe, nuk dënoheni ndryshe, përveç ashtu si keni punuar”. Junus 10:52
Tefsiri:

Më në fund, atyre që bëjnë padrejtësi, do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e përjetshëm!” -

Kështu do t’u thuhet zullumqarëve Ditën e Gjykimit, kur t’u jepet i plotë shpërblimi për veprat e tyre: "Shijojeni tani ndëshkimin e përjetshëm!". Ndëshkimi do të jetë i përjetshëm dhe nuk do t'u lehtësohet as për një çast të vetëm.

“Mos, vallë, po dënoheni më shumë sesa e meritoni?!” -

Kjo erdhi prej mohimit të Zotit dhe të drejtës së Tij, prej mohimit të profetëve dhe shpalljeve, prej poshtërsisë e mosbindjes dhe prej shfrenimit në kalimin e kufijve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 51 E ardhshme Junus • Ajet 53